Britania e Madhe arrin marrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me Irlandën e Veriut

0

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka arritur një marrëveshje të re mbi rregullat e tregtisë për Irlandën e Veriut pas Brexit-it, duke thënë se çmimi i lidhjeve më të mira me Bashkimin Evropian vlen më shumë se çdo përçarje që mund të shkaktohen brenda partisë së tij.

Marrëveshja shënon një strategji me rrezik të lartë për Sunak, i cili kërkoi kompromis dhe përmirësim të marrëdhënieve me Brukselin dhe Shtetet e Bashkuara, por u përpoq të shmangte pakënaqësinë e partisë së tij, e cila është më e lidhur me Brexit-in.

Zëdhënësi i Sunak u tha më parë gazetarëve, se të dy palët janë në “bisedimet përfundimtare dhe se përparim i rëndësishëm është bërë gjatë disa javëve dhe muajve”.

Marrëveshja synon të zgjidhë tensionet e shkaktuara nga marrëveshjet e Brexit pas vitit 2020, që qeverisin Irlandën e Veriut, një provincë britanike dhe kufirin e saj të hapur me anëtarin e BE-së, Irlandën.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të shkojë mjaft larg për t’i dhënë fund bllokimit politik në Irlandën e Veriut, dhe për të kënaqur kritikët në Britani dhe provincë.

Pritet që marrëveshja e re të lehtësojë kontrollet fizike të mallrave të transportuara nga Britania në Irlandën e Veriut, dhe t’u japë ligjvënësve të provincës një fjalë në rregullat e BE-së, që duhet të zbatohen në kushtet e ndërlikuara të daljes së Britanisë nga blloku.

Londra gjithashtu mund të vendosë disa rregulla për taksat dhe ndihmën shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu