Bullgaria propozim Shqipërisë për integrimin në BE: Duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut

0

BULLGARI- Zëvendëspresidentja Iliana Iotova deklaron se Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të shkëputen në procesin e anëtarësimit në BE. Në një intervistë për televizionin Kombëtar Bullgar, ajo u shpreh se Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa ndaj Shqipërisë, ndërsa shtoi se pritet të mbahet një konferencë ndërqeveritare për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Ajo nënvizoi se, Bullgaria nuk do të votojë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut derisa bullgarët të përfshihen në kushtetutën e atij vendi.

“Këtu do të jemi veçanërisht vigjilentë, sepse edhe ne kemi obligim ndaj këtyre njerëzve. Nga njohja e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2021, kur presidenti Rumen Radev për herë të parë ngriti fuqishëm çështjen e të drejtave të bullgarëve atje, ka një sërë dokumentesh, duke përfshirë marrëveshjet dhe kontratat dypalëshe, ku tema e bullgarëve të drejtat nuk mbulohen fare, në asnjë formë,” argumentoi Iotova.

Ajo shtoi se kjo temë mungon edhe në Traktatin e Miqësisë, Mirëfqinjërisë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017.

“Ky gabim duhet të rregullohet dhe Bullgaria ka shumë leva edhe jashtë BE-së, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës. Republika e Maqedonisë së Veriut është në një regjim post-monitorimi dhe ajo temë duhet të gjejë vendin e saj edhe atje”, tha Iotova.

Iotova tha gjithashtu se qëndrimi i Bullgarisë është mjaft i fortë, por duhet popullarizuar dhe mbrojtur më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu