Burri merr thikën dhe kërcënon gruan e tij në Fier, arrestohet nga policia

0

FIER– Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga përfundoi shtetasi M.M që ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij dhe më pas e ka kanosur atë me thikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në Kreshpan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu