Bushati zbulon pritshmëritë e PS në rang kombëtar: “Basha nuk fiton dot as kutitë e njësisë së vet”

0

 

“Ka qenë procesi më i bukur dhe më i mbarë i zgjedhjeve në Shqipëri.

Ne jemi krenarë për këtë, shpresoj që cdo gjë të shkojë kështu.

Cdo gje po shkon mbarë për partinë socialiste që dukshëm kryeson ndaj kundërshtarëve politikë që do të mbeten në opozitë.
Por vota e cdo qytetari duhet të numërohet.

Shpresoj që edhe partitë e tjera të përshpejtojnë procesin e numërimit në mënyrë që brenda 48 orëve të ekmi një rezultat për zgjedhjet sic e patëm planifikuar.
Kanë krijuar pak kohë numëruesit e PD sepse kanë një stress psikologjik kur panë se kutitë e para nuk krijonin pritshmëri

Zoti Basha sensin e humorit e ka lënë në lagjen e vet

Ai e di që kutitë happen në rend numeric dhe është shumë e thjeshtë. Të demoralizuar janë larguar nga procesi.

Ne i kemi të gjitha grupet e gatshme, puna është që partia demokratike nuk po sjell grupet e veta të numërimit.

Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pafund.
Kur zoti Basha nuk fiton dot kutitë e njësisë së vet, si pretendon të fitojë zgjedhjet në gjithë Shqipërinë.

Unë di që në Tiranë jemi 19 ,mandate dhe në fakt kemi pritshmëri për 20 mandate. Mendoj se qytetarët shqiptarë e kanë vlerësuar punën tonë gjatë situatës së tërmetit dhe pandemisë kështu që 77 mandate janë të mundshme.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu