Kjo është makina më e shpejtë në botë! Kap 500 km/orë

0

Një rekord i ri është shënuar në botën e makinave sportive. SSC Tuatara është makina më e shpejtë në botë, pasi arriti në rrugë një shpejtësi prej 508,73 km/h, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga Bugatti Chiron (490,484 km/h), rekord i regjistruar në pistë. Ajo është prodhuar nga SSC North America dhe ka një motor V8, 5.9 litra. SSC Tuatara bëri vajtje-ardhje një rrugë 10 km të gjatë dhe kapi shpejtësitë 484,53 km/h dhe 532,93 km/h, me një mesatare prej 508,73 km/h. Kjo e fundit theu çdo limit deri më tani dhe shënoi rekordin e ri botëror.

Pasi theu rekordin, piloti Oliver Webb tha:

Makina mund të jepte edhe më shumë nëse do të ishin kushtet e favorshme. Era na pengoi të ishim edhe më të shpejtë.

Burimi: Topgear.com| joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu