Cameron Diaz nuk pendohet aspak që ka hequr dorë nga aktrimi

0

Cameron Diaz ka luajtur në shumë filma të famshëm, dhe roli i saj i fundit u luajt në 2014 në adaptimin e muzikalit “Annie”.

Në një intervistë të fundit me Yahoo Finance, në të cilën ajo promovoi markën e saj të verës Avaline, Diaz foli përsëri se pse bëri një pushim nga aktrimi.

“Tani jam thjesht në një vend tjetër në jetën time,” tha ajo për jetën familjare me burrin e saj Benji Madden dhe vajzën Redix, të cilën e lindi vitin e kaluar në moshën 48 vjeçare.

“Unë jam këtu tani dhe nuk kam qenë kurrë më e përmbushur në jetën time,” tha ajo.

Diaz shtoi se familja është thjesht gjëja më e mirë për të.

“Nuk kam më atë që duhet për të bërë filma,” vazhdoi ajo. “E gjithë energjia ime është këtu”.

Diaz gjithashtu zbuloi se si ajo ishte frymëzuar për të ndryshuar karrierën e saj nga një mik i cili vendosi të krijojë një familje.

Aktorja u bë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare. Në jetë ka ardhur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Raddix.

Fëmija ka ardhur në jetë pas 7 vitesh lidhje me Benji Madden dhe ata prej kohësh kishin dëshirë të bëheshin prindër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon se tani familja është e kompletuar.

“Gëzuar Vitin e Ri. Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe falenderues për këtë dekadë të re ku lindi edhe vajza jonë Raddix Madden”, shkruan aktorja ndër të tjera.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu