“Çdo shqiptar do paguajë 45 mijë lekë”, Grida Duma reagon për borxhin ndaj Bechettit: Mjaft kanë paguar shqiptarët

0

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Grida Duma ka reaguar së fundmi për dëmshpërblimin që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit Bechetti, plot 110 milionë euro.

Duma shkruan duke bërë një përllogaritje të thjeshtë, se çdo shqiptar i sapo lindur deri te secili pensionist, i duhet të paguajë 45 mijë lekë të vjetra për të shlyer 110 milionë euro që vendi ynë duhet t’i paguajë Francesco Bechettit.

Përfaqësuesja e PD thotë se ka ardhur koha që të paguajë Rama dhe jo shqiptarët, por pa treguar se si do i paguajë kryeministri këto para.

Shënimi i plotë i Grida Dumës

Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë.

Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre.

Secili prej nesh, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra.

Para këto, që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.

Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë.

Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë.

Është koha të paguaj Edi Rama!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu