Japonia thyen rekordin për shpejtësinë e internetit

0

Shkencëtarët në Japoni, nga Instituti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, kanë thyer rekordin e shpejtësisë së internetit me 319Tbps.

Shpejtësia është dy herë më e lartë sesa 179Tbps vendosur nga hulumtues Britanikë dhe Japonezë në Gusht të 2020-ës.

Linja e fibrës optike përdorur për këtë testim përmban katër bërthama në vend të një që përdoret zakonisht dhe u realizua në një distancë prej 1864 miljesh pa humbur as cilësi sinjali as shpejtësi.

Si me çdo eksperiment tjetër do të duhet kohë përpara se ky testim të implementohet në masë.

Ndërsa sistemet e fibrave optike me katër bërthama mund të implementohen mbi rrjetet ekzistuese, ato janë shumë të kushtueshme dhe fillimisht mund të aplikohen në rrjetet backbone të internetit dhe projekteve madhore ku kapaciteti ka më shumë rëndësi sesa kostoja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu