Ceremonia mortore në SHBA, familjarët i japin lamtumirën Pirro Manit

0

Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, i cili ndërroi jetë më 3 qershor në Shtetet e Bashkuara, është përcjellë në banesën e fundit ditën e sotme, në një ceremoni të vogël mortore në SHBA, ku të pranishëm ishin familjarë dhe njerëz të afërm.

Aktori lindi në Korçë më 14 prill 1932 dhe shumë shpejt u spikat si një nga personalitetet më të shquara të teatrit shqiptar.

Për 25 vite aktori punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.

Pas kthimit në atdhe ai u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.

Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime.

Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.

Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”.

Mani gjithashtu u angazhua edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here