Emigrantët shqiptarë të lodhur nga masa, paralajmërojnë protestën e madhe për hapjen e kufirit me Greqinë

0

Kufiri greko-shqiptar vijon të mbetet i mbyllur prej muajsh tashmë, si një masë kjo e marrë nga autoritetet greke për parandalimin e Covid-19.

Mirëpo emigrantët shqiptare janë të lodhur nga kjo mënyrë sjellje e autoriteteve greke, prandaj dhe kanë thirrur një protestë në datë 8 qershor në orën 18:00. Protesta do mbahet në sheshin “Stigmata” të Athinës.

Njoftimin për protestën e dha në Facebook gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria, i cili e shoqeron me mbishkrimin “Te gjithe ne proteste, nuk jemi “delja e zeze” por jemi njerez me dinjitet.”

Ndër të tjera në njoftimin e protestës thuhet se përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Njoftimi i protestës:

Protestë paqësore në Sintagma për hapjen e kufijve: 08/06/2021, ora 18:00

Hapni tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndjejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mbanë mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë ?

Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejtë vendlindjes dhe anasjelltas në vendit ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”! 18:00

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu