Cërrik / Aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik–Shalës, ku një kamion me drejtues shtetasin E. H. ka përplasur këmbësorin Xh. B., 70 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.