VIDEO/Shega në Gostim pa treg, fermerët e lënë në pemë

0
Screenshot

Mungesa e fuqisë blerëse dhe çmimi i ulët me të cilin tregtohet aktualisht shega, ka bërë që fermerët e zonës së Gostimës në Bashkinë e Cërrikut ta lënë frutin pa mbledhur në pemë, duke u prishur. Aktualisht, tre kilogramë shega shiten vetëm për 150 lekë të reja.
Edhe pse ky vit ka qenë i begatë në prodhim, për fermerët e Gostimës sërish përbën një vit të vështirë. Të ardhurat nga shitja e frutave nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet minimale të prodhimit.

Ata theksojnë se çdo investim e bëjnë me kursimet e tyre, ndërsa ndihmën e shtetit në bujqësi nuk e kanë ndier asnjëherë. Kjo situatë, me çmime gjithnjë e më të ulëta dhe shpenzime në rritje, ka bërë që vit pas viti të rritet numri i fermerëve që braktisin tokën dhe të rinjve që zgjedhin të largohen nga vendi.

Infoweb Media