Cërrik/ I morën benzin mjekut por ai i pikas dhe njofton policinë, çfarë ndodhi më pas me hajdutët e tmerrshëm nga Elbasani?

0

Policia e Elbasanit zbuloi një bandë hajdutësh që vepronte në këtë qark me dy qytete të preferuara, Cërrikun dhe Peqinin. Sipas policisë, banda ka kryer rreth 15 vjedhje me vlerë rreth 50 milionë lekë.

Por si u zbuluan? Mbrëmjen e djeshme, dy hajdutët kishin pikasur prenë e radhës, makina e një mjeku në Cërrik me inicialet K.L. Por stomatologu ndjeu lëvizjet gjatë natës dhe u ngrit menjëherë duke parë që makina nuk ishte poshtë shtëpisë ku e kishte parkuar.

Mjeku lajmëroi policinë e cila u vendos në lëvizje duke rënë në gjurmët e hajdutëve nga Elbasani. Gjatë ndjekjes, dy autorët braktisën makinën tip “Benz E-Class” duke u arratisur për të humbur gjurmët në errësirë.

Por lanë pas gjurmët e gishtave në makinë duke u zbuluar dhe identifikuar, ndërsa vijojnë që të jenë në kërkim nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu