Cërrik/Të djathtët votojnë kandidatin e PS për kryetar të këshillit bashkiak

0

-Në ceremoninë e konstituimit të këshillit të ri bashkiak të bashkisë Cërrik dhe betimit të kryetarit të bashkisë të rimandatuar Andis Salla ka rēnë në sy votimi pro që i kanë dhënë këshilltarët e djathtë kandidatit të PS për kryetar të këshillit .Dhe në kēmbim të kësaj e majta i ka “shpërblyer” menjēherë me emërimin e një pērfaqësuesi të tyre si nënkryetar të këtij këshilli.Madje pas kësaj oreksi i të djathtës edhe pse në minorancë të dukshme ka vijuar me kërkesën tjetër të grupit të këshilltarëve të djathtë për tju dhënë me kompromis e drejta e pērfaqësimit të tyre me njē këshilltar në këshillin e qarkut .Ndërkohē Andis Salla u betua dhe zyrtarisht fillon nga puna i mandatuar për herë të dytë si kryebashkiak i Cërrikut ,Jetmir Laroshi u rizgjodh për herë të dytë kryetar i këshillit bashkiak me shumicë votash .Këshilli i kësaj bashkie përbëhet nga 21 anëtarë dhe në mbledhjen e konstituimit mungoi një përfaqësuese e PLL dhe një nga PS .Në zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë Cërrik , Partia koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 3 mandate ,Partia Demokratike 2 mandate,Partia Socialiste 11 mandate,Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë nga 1 mandat secila.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu