Në Elbasan janë vetëm 3 cesme publike,njëra e cila ndodhet pranë rrapit të bezistanit dhe dy të tjera në hyrje të kalasë së Elbasanit. Të treja këto janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët të cilët i zgjedhin ato për ujin e pastër që buron aty prej dekadash të tëra. Por mirëmbajtja e ketyre 3 burimeve nuk është në kushtet më të mira. Ambjeti përreth tyre lë mjaft për të dëshiruar qysh nga papastërtia e deri tek mbetjet e hedhura kuturu. Baltosja e ambjentit e më pas hedhja e mbeturinave aty jo vetem që është një imazh aspak i këndshëm por edhe një burim infeksionesh në një kohë pandemia ku higjena duhet të jetë e kushteve më të larta. Për qytetarët që frekuentojnë këto cesme nuk është aspak e shëndetshme dhe gjë e mirë teksa u paraqitet i till nivel higjene.Këtë gjë e pohojnë për infoueb edhe vetë ata.