Çfarë është sindroma Tourette,nga e cila vuante edhe David Beckham

0

Sindroma Tourette (ose siç njihet ndryshe me emrin e plotë, sindroma Gilles de la Tourette) është një çrregullim që shfaqet në adoleshencë. I sëmuri përsërit veprime mekanike të pakontrolluara, flet me zë të lartë, qan dhe humb kontrollin e gjuhës. Besohet se nga kjo sindromë vuante edhe futbollisti i njohur David Beckham .

Bëhet fjalë për një mekanizëm mbrojtës, në të cilin agresioni shpërthen duke bërë që i sëmuri të vijojë me përsëritjen e fjalëve që konsiderohen fyese dhe të dhunshme, ose shoqërohet dhe me skuqje të lëkurës. Shkaqet e kësaj sindrome të përshkruar nga një doktor francez, nuk janë ende të gjitha të qarta. Trajtimi i kësaj  sindrome mund të bëhet në klinika neurologjike dhe psikiatrike.

Nga se shkaktohet

Gjatë studimeve, Tourette është lidhur me pjesë të ndryshme të trurit, duke përfshirë një zonë të quajtur ganglia bazale, e cila ndihmon në kontrollin e lëvizjeve të trupit. Dallimet në këtë zonë mund të ndikojnë te qelizat nervore dhe substancat që transmetojnë mesazhet mes tyre. Studiuesit mendojnë se telashet në këtë rrjet të trurit mund të luajnë një rol në sindromën Tourette.

Stresi, gëzimi ose të qenit i sëmurë ose i lodhur mund t’i përkeqësojë siptomat.

Mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë i shkakton këto probleme në tru, por gjenet ndoshta luajnë një rol të rëndësishëm. Ka të ngjarë që ka më shumë se një shkak.

Simptomat

Sipas disa hulumtimeve, sindroma Tourette prek vetëm 0,05 për qind të popullsisë, me raportin 4/1 për femrat dhe meshkujt.

Tiket ndahen në tike motorike dhe vokale. Tiket motorike përfshijnë kërcitjet e krahut ose kokës, pulitjen e syve, bërjen e një shprehie të caktuar, ngritjen e supeve etj. Tiket vokale përfshijnë pastrimin e fytit, kollitjen, brohoritjen, nuhatjen, përsëritjen e asaj çfarë thotë dikush tjetër etj.

Mjekët nuk janë të sigurt pse, por rreth gjysma e njerëzve me Tourette gjithashtu kanë simptoma të çrregullimit të hiperaktivitetit dhe të vëmendjes (ADHD).

Tourette gjithashtu mund të shkaktojë probleme me:
– ankthin
– paaftësinë për të mësuar siç është disleksia
– çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD).

Personazhe të njohur që vuajnë nga kjo sindromë

Wolfgang Amadeus Mozart

Howard Hughes

Samuel Johnson

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu