Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë? Si u vra biznesmeni i lojërave të fatit në Sarandë, autorët e pritën disa orë në makinë, sapo e panë…

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit të lojërave të fatit Gramoz Memaj në Ksamil.

Në vendngjarje pranë banesës janë gjetur 7 gëzhoja, të gjitha plumbat i ka marrë në trup 40 vjeçari. Atentatori/ët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët e kanë ndjekur viktimën.

Sipas kamerave të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor, një automjet ka qënë në afërsi të banesës së viktimës për disa orë. Automjeti ka tentuar të ikë por sapo ka parë në fund të rrugës makinën e viktimës është kthyer me indietro.

Ka parkuar dhe ka pritur të zbresë viktima. I është afruar dhe në derën e shtëpisë së tij i ka zbrazur një karrikator pistolete. Viktima jetonte mes Tiranës dhe Sarandës, ndërkohë që dyshimet e para lidhen me të shkuarën e viktimës.

Policia përjashton mundësinë e konfliktit banal, në ndryshim nga sa u tha fillimisht për një sherr të ndodhur në lokal. Viktima jetonte vetëm me të ëmën, dhe ka qenë ajo që ka gjetur dhe trupin e tij të pajetë në afërsi të banesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu