Çfarë ndikimi kanë mallkimet tek ne sipas një teologu të njohur

0

Mallkimet kanë një përdorim të gjerë në zhargonin tonë të përditshëm. Por a na zënë në të vërtetë mallkimet?

Miron Cako ka folur rreth kësaj çështjeje.

Problemi është se mallkimi janë disa shprehje që i kemi në zhargonin e përditshëm, njerëzit ngarkohen emocionalisht dhe mbushen me mllef dhe zemërim dhe mallkojnë. Për shembull të marrtë dreqi, u bëfsh hi dhe madje kur urojmë njëri tjetrin si: ku ishte o derzi, ose sa mirë je bërë moj mortje.

Duhet të dimë se fjalët që ne themi nuk i merr era sepse njeriu është një qenie e krijuar sipas ikonës së perëndisë, një qenie psikosematike. Atë që thotë Perëndia bëhen dhe fjalët tona bëhen kur janë të mira dhe të këqija. Kur themi një mallkim ai zë. Pavarësisht nëse perëndia e lejon apo jo, prandaj duhet të kemi kujdes nga fjalët që themi.”, u shpreh teologu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu