Çfarë po ndodh me Instagramin e Britney Spears? Fansat fillojnë të shqetësohen

0
Britney Spears arrives at the Los Angeles premiere of "Once Upon a Time in Hollywood" at the TCL Chinese Theatre on July 22, 2019. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)

Një situatë e çuditshme po ndodh në faqen e Britney Spears në Instagram ndërsa fotoja e saj (duke qenë topless), vazhdimisht po hiqet dhe po ripostohet. Deri më tani, këngëtarja e ka rihedhur foton 3 herë.

Njerëzit në Instagram pyesin “kush po ia heq foton Britney-t?”, ndërsa të tjerë thonë se “fotoja është një shkelje e udhëzimeve të Instagramit sepse është topless”. Spekulime të tjera përfshijnë dhe idenë se ekipi i saj i kujdestarisë po i mban nën kontroll profilin.

Fansat e Britney-t janë përpjekur vazhdimisht të deshifrojnë postimet e saj në rrjetet sociale me shpresën për të kuptuar nëse ajo po përpiqet të dërgojë një thirrje për ndihmë ose të dërgojë mesazhe të fshehta në publik. Lëvizja #FreeBritney ka udhëhequr këto diskutime në rrjetet sociale për disa vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu