Çfarë po ndodh në burgun e Peqinit? Sëmuren të gjithë të burgosurit VIP. Shtrohet në spital ‘Eskobari i Ballkanit’

0

 

Raportohet se Klement Balili apo siç njihet ndryshe Eskobari i Ballkanit, është shtruar në spitalin e burgut në Peqin.

Por pas vendimit të gjykatës që ai ta vuante dënimin në siguri të lartë, Balili është shprehur se nuk e përballonte dot.

Gjithashtu 120 të dënuar të tjerë kanë hyrë në grevë urie, pasi kërkojnë takime me të afërmit e tyre dhe të mos aplikohet burg i përjetshëm.

Ata kërkojnë edhe mos denimin kur kapen me telefona në qeli, ndërsa kanë firmosur një peticiom ku kërkojnë dorëheqjen e drejtorit Agim Ismaili.

Për t’u theksuar është fakti se fenomeni i “të sëmurit” po përsëritet tek burgu i Peqinit. Pasi gjatë javës u shtruan në spital Gate Mahmutaj Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Ende nuk ka një informacion zyrtar se çfarë ndodh brenda mureve të këtij burgu dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një shpjegim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu