Çfarë pritet të ndodhë? Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej i rrëfen SPAK mbi dy ngjarje të bujshme

0

SPAK pranë zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit. Sipas informacioneve, mësohet se Erjon Alibej, i cili mori zyrtarisht statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka folur për disa ngjarje kriminale.

Alibej ka rrëfyer jo vetëm ngjarje për të cilat ai vetë dyshohet ti ketë organizuar apo porositur, por edhe krime të tjera për të cilat pretendon se disponon informacione, dy prej të cilave thonë burimet, janë ngjarje të bujshme. SPAK ka tërhequr disa dosje në prokuroritë e rretheve, ndërsa hetuesit kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve të Alibejt, nëse ato përputhen apo jo me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.

Hetuesit kanë nisur kontrollet, marrjen e dëshmive të personave që përmenden dhe mbledhjen e materialeve që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.

Erion Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, pasi akuzohet si porositës i Emiljano Ramazanit dhe Regia Runajt. Këto të fundit dyshoheshin se kishin informacione dhe ishin përfshirë në masakrën e Bradasheshit, dhjetorin e vitit 2018, ku u ekzekutua vëllai i Erjonit Indrit Alibej, xhaxhai i tyre, Arben Dylgjeri dhe një shtëtas turk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu