Katër emigrantë mbyten në ishullin grek Lesbos

0

Katër emigrantë janë mbytur në ishullin grek, Lesbos, në përpjekje për ta kaluar detin nga Turqia, njoftoi të hënën Roja Bregdetare e Greqisë.

Roja Bregdetare shtoi se 18 emigrantë të tjerë u shpëtuan.

Ajo nuk dha hollësi të tjerë rreth këtij rasti.

Më 19 gusht, autoritetet greke i shpëtuan rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në ishujt lindor të Detit Egje me mjete lundrimi gomone.
Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi me anije të tilla të ofruara nga trafikantët, është rritur dukshëm në javët e fundit.

Më shumë se 15.600 njerëz kanë mbërritur në Greqi këtë vit, sipas të dhënave të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNFCR, gati 12.000 prej tyre përmes detit.

Në qershor, qindra njerëz u mbytën në ujërat ndërkombëtare në Greqi, pasi barka e peshkimit, me të cilën po udhëtonin, u përmbys rrugës për në Itali nga Libia.

Zyrtarët grekë i kanë fajësuar konfliktet në Afrikë për rritjen e numrit të emigrantëve, i cili e ka shtuar trysnin mbi rrugët kryesore të trafikimit në Evropë, si dhe në mbi një industri në rritje të tregut të zi në Turqi, e cila prodhon anije gomone të cilësisë së ulët. Kushtet e mira verore për lundrim kanë kontribuuar në rritjen e numrit të emigrantëve, po ashtu.

Qeveria e Greqisë thotë se nuk e ka ndryshuar politikën e vet për interceptimin e anijeve në det, i cili e kishte ulur dukshëm numrin e emigrantëve në vitet e fundit.

Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë Greqinë se bën dëbime të jashtëligjshme verore në Turqi, të njerëzve që ia dalin të arrijnë në bregdetet greke. Athina e mohon fuqishëm këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu