Çfarë tha Basha sot në Elbasan për biznesin, qytetarët dhe krimin në këtë qytet

0

Kryetari i PD Lulzim Basha i është shmangur sot pyetjes së infoelbasani.com në Elbasan lidhur me listat e kandidatëve. Ai deklaroi se ka ardhur në këtë qytet jo për Kodin Zgjedhur por për jetën e banorëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë.

Basha zhvilloi takime me bizneset dhe qytetarët. Kam qenë në dyqane buke ku ka rënë përgjysëm xhiro pasi njerëzit nuk kanë lekë me ble bukë. Në një farmaci më thanë se I hapin kutitë e ilaceve sepse nuk I blejnë dot.
Konsumi ka rënë pikiatë dhe xhepat e njerëzve janë boshatisur. 100 mijë të papunë. I vetmi vend në Ballkan pa një paketë.
Edi Rama nga mëngjes deri në darke del dhe bën batuta pa kripë, por ata as nuk hahen, as nuk pihen. Plani me 5 pika është zgjidhje për këto 6 muaj sepse pas 25 prillit ne kemi tjetër plan, por njerëzit thonë çfarë do të ndodhë. Sot mijëra mjekë dhe infermierë janë të dorëzuar para kushteve të vështira. Këtë planin me 5 pika ta marrë ti lërë broçkullat dhe gërrvërret.
Më tej Basha ka shpalosur programin e PD-së për këtë qëllim.
-Unë jo vetëm që jam i gatshëm por që ditë që kam shpalour programin, ky plan të nisë të zbatohet një orë e më parë. Jo për qejfin tim, as për inatin e Edi Ramës por për të ndihmuar 1 milion shqiptarë”, u shpreh Basha.

I pyetur nga gazetarët për rritjen e kriminalitetit në Elbasan, kreu i demokratëvve tha se një gjë e tillë ndodh për shkak të lidhjeve të krimit me pushtetin. Basha theksoi se shkëputja e krimit nga pushteti do të jetë arritja e tij e parë.

“Krimi në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit të krimit me pushtetin, zgjidhja kryesore është shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin. Ky është zotimi im i parë. Kjo do të jetë një nga arritjet e mia të para për Elbasanin dhe gjithë Shqipërisë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu