Çfarë u gjet në makinën e djegur pas atentatit të dyfishtë në Elbasan

0

Një krim i dyfishtë tronditi një natë më parë Elbasanin.

Në këtë atentat mbetën të vrarë Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku. Pas krimit autorët dogjën mjetin.

Dy armë automatike janë gjetur brenda në makinën e shkrumbuar nga flakët në afërsi Balldrenit që dyshohet se u përdorën në ekzekutimin mafioz.

Mësohet se armë janë të modelit kallashnikov dhe një automatik tjetër tip “Scorpions”.
Vazhdojnë hetimet për të zbuluar detaje të tjera që do ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu