Chelsea shkarkon legjendën, “Nuk janë rezultatet që klubi pret”

0

Frank Lampard zyrtarisht nuk është më trajner i Chelsea. Ish-mesfushori, një legjendë në klubin blu, e drejtonte skuadrën prej korrikut të vitit 2019. Ai u shkarkua për shkak të rezultateve. “Blutë e Londrës” renditen në vendin e nëntë pas 19 javësh kampionat.

“Chelsea ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Frank Lampard. Ky ka qenë një vendim i vështirë. Nuk ishte e lehtë për bordin dhe presidentin të vendosnin. I jemi mirënjohës Frannk për punën e bërë, por rezultatet dhe paraqitjet e fundit nuk janë ato që klubi pret.

Pozicionimi në mes të tabelës, pa ndonjë rrugë të qartë për t’u përmirësuar, nuk është ajo që pritet. Kurrë nuk është një moment i mirë të ndahesh me një legjendë si Frank”, njofton Chelsea, që ka gjetur akordin me Thomas Tuchel dhe pritet ta zyrtarizojë.

Një koment për shkarkimin e Lampard e ka bërë edhe presidenti Roman Abramovich: “Ishte një vendim shumë i vështirë për klubin dhe për mua, pasi kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale me Frank. Gëzoj respektin maksimal për të.  Ai është një njeri me integritet të lartë dhe ka etikën më të lartë të punës.

Në kushtet aktuale është më të mirë të ndryshojmë trajnerin. Ne emër të të gjithëve në klub do e falënderoja Frank për punën e tij dhe u uroj çdo sukses në të ardhmen. Ai është një ikonë e rëndësishme e këtij klubi. Ai mbetet i mirëpritur gjithmonë në Stamforg Bridge”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu