Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme për vepra të ndryshme penale

0

P., 53 vjeç është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Ndërsa Sh. Xh., 29 vjeç është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.  Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.  Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.   Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin në kërkim A. P., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. Xh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.  Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu