Plot 22 milion euro ka kushtuar kostoja konçensionare për inceneratorin e Elbasanit.Në përurimin e veprës u tha që jo vetëm do të përpunonte mbetjet e qarkut pa shktuar ndotje,por do të prodhonte energji. Por nuk rezultoi të kryente as funksionin e parë e as të dytin.
Inceneratori i Elbasanit nuk punon prej gati një viti, kjo ka bërë që mbetjet urbane të 8 bashkive të vijojnë të grumbullohen në landfill, duke krijuar një mal me plehra. Zjarri i rënë pak ditë më parë lëshoi shtëllunga tymi kancerogjen në ajër .Reja e dendur mbërriti deri në qytetin e Elbasanit, duke rrezikuar të vegjël e të rritur.Menjëherë banorët kaluan në panik,por thonë se janë të pafuqishëm përballë këtij krimi mjedisor.
Eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti thotë se tymi i çliruar është vrastar,pasi prek direkt mushkëritë dhe bëhet shkak i shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene .Në kushtet ku riaktivizimi i vatrave të zjarrit ëhtë bërë periodik jep sugjerimet e tij,nga ku kërkon nga organet shtetërore marrjen sa më parë të masave.
Ndërkohë këshilltarët e opozitës e konsiderojnë të gabuar që në gjenezë projektin e ndërtimit të inceneratorit në një zonë të banuar. Njëzëri kërkojnë marrjen e masave dhe ndërhyrjen e qeverisë për ta spostuar në një zonë të pazhvilluar dhe ndalimin e taksimit të qytetarëve për një objekt jofunksional.
Prej dy vitesh inceneratori i Elbasanit i ka kaluar në administrim bashkive të qarkut Elbasan, ku përqindjen më të madhe të aksioneve e përbën bashkia Elbasan. Sipas shoqërisë ECO ALB, kushtet ligjore të një prone të sekuestruar, të marrë me qira e bëjnë të pamundur investimin, pasi kap vlerën e rreth 3-4 miliardë lekë, e papërballueshme nga fondet e kompanisë apo të bashkive. Në të tillë situatë shoqëria ECO ALB kërkon ndihmën e shtetit për ti krijuar mundësi zgjerimit të kapaciteteve të landfillit I cili aktualisht është tej kapaciteteve.
Në landifillin pranë inceneratorit të Elbasanit çdo ditë grumbullohen 150-160 ton në ditë, të cilat vijnë nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan dhe nga Bashkia Rrogozhinë./Infoweb Media