Civilët ndjekin fuoristradën e blinduar pasi dyshonin për atentat. Shoqërohen dy të rinj

0

 

Dy të rinj nga Fier janë shoqëruar nga Policia e Tiranës pas dyshimeve se në mjetin me të cilin ata udhëtonin kishte armë dhe po përgatitej një atentat në zonën e Bllokut, në kryeqytet, shkruan newsbomb.al.

Ataja janë Enrik Hoxha dhe Marko Quka.

Mësohet se operacioni është zhvilluar nga efektivë të Komisariatit nr.2 në Tiranë, ku kanë marrë pjesë dhe agjentë civilë të Policisë. Ora News bën me dije se dy të rinjtë janë ndjekur nga Blutë e Tiranës pasi lëviznin me një fuoristradë të blinduar me targa kosovare.

Në afërsi të Sheshit Wilson, ky mjet është bllokuar dhe dy të rinjtë janë shoqëruar në Komisariat, ku pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë pasi në makinë nuk janë gjetur armë zjarri apo ndonjë send i palejuar. Ndërkohë, mjeti i blinduar është sekuestruar dhe po kryhen hetime për të.

Identifikimi i këtij automjeti që lëvizte në mënyrë të dyshimtë në zonën e stadiumit “Dinamo” dhe zonës së ish-bllokut është bërë nga një telefonatë. Sipas informacionit që ka mbërritur në Polici, brenda në makinë ka pasur armë dhe personat mund të realizonin një atentat.

Pas disa orë ndjekje në Tiranë,agjentët civilë kanë vendosur të ndërhyjnë duke ndaluar makinën dhe ushtruar kontroll për gjetjen e armëve, por pa rezultat.Newsbomb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu