Cllevio i kërkoi falje, Noizy: Unë ende s’kam besim te ti, a ka mundësi të bësh art?

0

Edhe pse thotë se ende nuk ka besim te fjalët e tij, Noizy shton se koha do t’i tregojë të gjitha.

Reperi Noizy i ka kthyer përgjigje Cllevios i cili i kërkoi falje në një dalje live. Përmes disa instastory, reperi i kërkon që të qetësohet dhe të fokusohet më shumë te bota e artit. Edhe pse thotë se ende nuk ka besim te fjalët e tij, Noizy shton se koha do t’i tregojë të gjitha.

Uroj të qetësohesh sepse përvec vetes dhe shoqërisë tate, e marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shumë i do. Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në live e radhës, duke argëtuar kalamaj dhe njerëz të smirt në internet, sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është naj gjë e bukur e naj gjë e rrallë, a ka mundësi të bësh art?. Harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtu kalamaj dhe idiotat që gëzon kjo tokë…Unë ende s’kam besim te ti gjithsesi shofim, të jesh mirë”.

Gjithashtu, Noizy i kërkon Cllevios që ai të kujdeset për shëndetin e tij dhe i drejton dhe një tjetër mesazh: “Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni, bota ka më shumë se Instagram &TikTok, fix ur self young man”.Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje.

Ai theu arrestin e shtëpisë, duke shkuar në Durrës aty ku u dhunua nga reperi Noizy. Pasi video e dhunimit u bë virale në rrjet, policia arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu