Ç’na tregon rasti i Estonisë për forcimin e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike

0

Statuja u dërgua në një varrezë ushtarake periferike. Menjëherë pas kësaj, estonezët zbuluan se nuk mund të përdornin shumë shërbime nga interneti. Ata nuk mund të hynin në gazeta në internet, ose në faqet e internetit të qeverisë. Llogaritë bankare papritmas ishin të papërdorshme.15 vite më parë, në vitin 2007, autoritetet e Estonisë në kryeqytetin Talin, vendosën të hiqnin një memorial sovjetik të Luftës së Dytë Botërore nga qendra e kryeqytetit. Qeveria ruse kishte paralajmëruar se heqja e statujës do të ishte “katastrofike për estonezët”.

Statuja u dërgua në një varrezë ushtarake periferike. Menjëherë pas kësaj, estonezët zbuluan se nuk mund të përdornin shumë shërbime nga interneti. Ata nuk mund të hynin në gazeta në internet, ose në faqet e internetit të qeverisë. Llogaritë bankare papritmas ishin të papërdorshme. Askush nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte në fillim, i pohoi Foreign Policy, Toomas Hendrik Ilves, atëherë president i Estonisë.

Së shpejti, ai u informua se nuk ishte një dështim i brendshëm i sistemit, por një sulm nga jashtë. Ishte një sulm i orkestruar i trafikut të internetit, që mbush serverët dhe mbyll faqet e internetit për orë ose ditë. Ky sulm ndodhi në mesnatën e 9 majit, kur Rusia feston Ditën e Fitores në Europë në Luftën e Dytë Botërore. Sulmet e bezdisshme kibernetike u intensifikuan në mënyrë drastike për saktësisht 24 orë, më pas u zmbrapsën aq shpejt sa ishin kryer. Ish-presidenti estonez shpjegoi se sulmi ishte paguar nga një shtet tjetër, duke përdorur hakerë kriminelë për të gjymtuar një nga shtetet më të varura nga interneti në botë. Dyshimet dhe faktet flasin se sulmi ishte bërë nga Rusia.

Që atëherë, Rusia ka zhvilluar kibernetikën në strategji më të gjera që kombinojnë hakerimet me luftën e informacionit, luftën hibride ose luftën konvencionale. Vetëm një vit pas sulmit të Estonisë, Rusia sulmoi Gjeorgjinë në të njëjtën kohë që e pushtoi me forca konvencionale. Pas këtij sulmi, Estonia ngriti një njësi vullnetare të Mbrojtjes Kibernetike. Ekspertët kryesorë të IT-së në vend janë gjithashtu të trajnuar nga Ministria e Mbrojtjes. Por përveç kësaj, ata janë verifikuar për nga siguria që ofrojnë dhe janë anonimë.

Ata dhurojnë kohën e tyre të lirë për të mbrojtur vendin në internet duke praktikuar mënyra të mbrojtjes, në rast se një ofrues shërbimi jetësor rrëzohet nga një sulm kibernetik. Ky është lloji i angazhimit vullnetar të talenteve në sektorin privat, që shteti nuk mund ta përballojë kurrë nëpërmjet punësimit.

7 sulmet kibernetike të vitit 2021

Gjatë vitit 2021, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ka raportuar rreth 7 sulme kibernetike të evidentuara, të cilat janë renditur në një raport zyrtar për ecurinë e aktivitetit vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu