‘Conference League’ në Shqipëri, flet Fatjon Kodra: Shpërthimi me tritol ka ndikuar seriozisht, nuk është situatë e favorshme për ne

0

Përpara se të shkojmë te zgjedhjet e 2 marsit, me siguri do vazhdojmë të shohim luftën mes institucionit të FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës.

Akuza të forta që kanë shkuar deri edhe në kërcënime. Për të folur në lidhje me këtë situatë, Zëdhënësi i FSHF-së, Fatjon Kodra ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Fax Sport”.

Ai nuk e fsheh rrezikun që ky shpërthim me tritol të ndikojë në mbajtjen e Conference League në Shqipëri.

Flet Fatjon Kodra

Duke qenë se ishte ngjarje e paprecedentë për botën e futbollit, duhet të themi se reagimi i komunitetit të futbollit ndërkombëtar ka qenë i menjëhershëm. Ata kanë shprehur solidaritetin e tyre me zotin Duka. Infantino ka kontaktuar personalisht z.Duka, dhe e njëjta gjë ka ndodhur nga drejtues të shumë federatave në të gjithë botën.

Duhet të kemi parasysh që UEFA dhe FIFA informohen vazhdimisht për situatën tonë. Duke qenë se jam pjesë e grupit të punës që merret me “Konferencë Ligë”, situata nuk është shumë e favorshme për Shqipërinë. UEFA kërkon garanci që kjo finale të luhet, por kjo është e pamundur të bëhet duke pasur një sfond të tillë të ndërhyrjes politike. Rreziku për të zhvilluar një event të tillë është vërtetë shumë i madh. Kemi një informacion që së shpejti do të vijë delegacion i UEFA-s. Grupi i punës ka muaj që vjen rregullisht ccdo muaj, por vizita e radhës do të jetë më shpejtë përshkak të situatës së krijuar tani dhe do të kërkojë garanci jo vetëm nga FSHF por dhe nga shteti shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu