COVID-19/ 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat lidhur me infektimet nga COVID-19, ku mësohet se kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur humbje jete dhe se janë shëruar 25 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

14 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.

Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Janar 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409
Testime totale 2,025,050
Raste pozitive 333,064
Raste të shëruara 329,266
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141
Fier 21
Vlorë 15
Berat. 7
Shkodër 6
Gjirokastër. 3
Durrës. 4
Lezhë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu