Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur

0

Covid-19 i merr jetën aktorit Fierak Fatmir Xhelilaj në moshën 69-vjeçare.

Është ndarë nga jeta një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit Fatmir Xhelilaj.

Per ndarjen nga jeta te aktorit ka reaguar edhe zv/ministri i mbrojtjes Peytro Koci, ku përmes mesazhi ngushëllimi në rrjetet sociale shkruan se Xhelilaj ka humbur jetën nga Covid dhe një sëmundje tjetër shoqëruese.

“Me lote burri ne sy ju njoftoj se nje nga simbolet e artit dhe kultures fierake, miku im dhe i te gjitheve, vellai i Mires, shoqes time te klases, vellai i Met Xhelilit shokut tim te 8 vjecares, aktori i madh i teatrit dhe estrades se Fierit tone, Fatmir Xhelili, humbi jeten sot per shkak te ketij Covidi te mallkuar dhe nje patologjie tjeter te meparshme!”, shkruan Koci.

Aktori i mirënjohur ka qenë pjesë e trupës së estradës në teatrin “Bylis” të Fierit, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Fatmiri e ka nisur rrugën e artit si aktor amator.

Ai punonte si elektricist në uzinën e naftës në Ballsh, ndërsa pas pune angazhohej në teatër.

Puna si aktor amator ka zënë një vend të veçante për aktorin Fatmir Xhelili.

Interpretimi me mjeshtëri i roleve që merrte, e bënë Fatmirin një figurë të dashur për publikun.

Me gjithë dëshirën për të interpretuar në dramë, karrierën më të madhe ai e ka në komedi.

Ishte regjisori Pellumb Kulla ai që i dha rolin e parë në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

Për kolegët, aktori Fatmir Xhelili është edhe një bashkëpunëtor shumë i mirë.

Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.

Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj.

Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.

Pak ditë më parë Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të humorit Koço Devole.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu