Lul Basha, ky James Bond thëngjill i mbuluar

0

Nga: Anisa Bahiti

Për brezin tonë, të 25-30 vjeçarëve, Lulzim Basha ka qenë deri më sot etaloni i politikanit të mefshtë dhe të paaftë për të sjellë në pushtet PD-në dhe veten e vetë.
Gjithnjë i përceptuar si maxhordom i Doktor Berishës dhe si njeri që s’mban kurrë përgjegjësi për dështimet e veta: Nga marrëveshja e turpit të 18 majit të 2017, tek braktisja e parlamentit e deri ikja nga zgjedhjet vendore që rezultuan një dështim qesharak i tij.
Por pavarësisht gjithçkaje, do të duhej një histori qesharake që ta faktorizonte Lulzim Bashën si njeri më serioz se Rilindja. Sipas propagandës së ditës, na rezulton se Lul Basha 24 vjeç, kur i ndante akoma flokët e zeza me vizë në mes, i maskuar na paskësh marrë në dorë një kasetë shumë sekrete të masakrës së Krushës së Madhe dhe e paskësh fshehur. Këtë plan “ogurzi” Lul Basha, ky agjent i rrezikshëm i disa shërbimeve të huaja, e paskësh bërë për të fshehur krimin serb dhe këtë e paska bërë me bashkëpunimin e një televizioni të madh botëror në Perendim, për të cilin përkthente James Bondi me flokë të zeza e të ndara në mes, Lul Basha. Tani mbetet që këtë rol të ri të Lul Bashës ta luajë Bes Kallaku në një nga filmat e tij.
Por si mund të ketë qenë historia e kësaj kasetës së këtij Bellanicës që pi kafe dhe duhan me të vdekurit darkave? Është siç thotë ai , e ka filmuar dhe e ka ruajtur? Është larguar përtej kufirit në Kukës, ku tashmë banonin 800 mijë njerëz nëpër çadra rruge e kudo ndodheshin. Vështirësia e mbijetesës në ato kushte duhet të ketë qenë shumë e madhe dhe për të dhe familjen e tij.
Në atë moment e ka kuptuar, se ajo kasetë që ka pasur në dore ka qenë një pasuri shumë e madhe në dorën e tij, një mundësi për ta bërë të pasur dhe për ta larguar drejt Perëndimit si shumë qytetarë të Kosovës në atë kohë. Mesa duket për të folur me gazetarët e huaj të CNN, BBC, France Press e të tjerë që ndosheshin të gjithë në Kukës, ai ka folur siç thotë dhe vetë me përkthyesit shqiptarë të tyre, siç është rasti i Dashamir Pezës .
E dihet si ndodh në këto raste lajmi bën lajm vetëm ditën e parë që ndodh, dhe i gjori njeri ç’të bëjë? Humbet mundësinë e jetës se vetë, sikundër mund t’i ketë ndodhur z Bellanica.
E sikur Lul Basha të mos ishte kryetar i PD-së dhe të ishte për shembull Dash Peza, sërish Bellanica do t’i kujtonte sesi e kishte mashtruar 21 vjet më parë. Të gjitha mund t’i besojmë edhe që Lul Basha të gënjejë për orën e dorës siç ka thënë dhe një politikan shumë i lartë shqiptar, por që Lul Basha të jetë një James Bond i kohërave moderne, aq i aftë sa të parashikonte që 21 vjet me parë se do të ishte sot kandidat për kryeminister, as ai vetë nuk do ta besonte.
E meqë jemi këtu të ruajmë veten nga Covidi, se numri i të vdekurëve në këto 2 muajt e fundit ia ka kaluar me dhjetra herë te vdekurve në masakres e Krushës së Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu