5 ditë pas humbjes së bashkëshortit / Covid 19 i merr jetën dhe profesoreshës

0

Është ndarë nga jeta pedagogia e Fakultetit Ekonomik të Tiranës Vjollca Karapici (Ibrahimi). Lajmi bëhet i ditur nga familja e saj, por edhe kolegë e studentë, që shprehin vlerësimet më të larta për profesoreshë Karapicin.

Kjo është goditja e dytë në familje, për tre fëmijët, pasi 5 ditë më parë ishte ndarë nga jeta dhe bashkëshorti i Karapicit, si pasojë e infektimit me Covid 19.

Dhjetra mesazhe ngushëllimi vijnë nga studentë e kolegë të Karapicit, të cilët thonë se profesoreshë Vjollca dinte të ishte gjithnjë e gatshme për ti ndihmuar, e kudogjendur dhe përherë e buzëqeshur.

Karapici mbante titullin “Prof. Dr.“ prej vitit 2011, me një karrierë mjaft të pasur. Kishte marrë gradën shkencore doktor (Ph.D) në kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 1996 dhe Kandidat i shkencave ekonomike në 1985.

Ajo ishte diplomuar si Ekonomist Kontabël në vitin 1975 në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, dhe prej vitit 1977 ishte pedagoge pranë departamentit të kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës.

Karapici ishte kryetare dhe anëtare e Kqshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit të Certifikimit të Audituesve të Brendshëm, Zv. Presidente e Shoqatës së Kontabilisteve dhe Financierëve të Shqipërise, Anëtare e Komitetit Kombëtar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar në Ministrine e Financës, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshëm).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu