Ky është i riu që mori përpara policinë e Lushnjës, bëri shoshë makinat dhe mori peng mjetin e policisë

0

Artan Kaboçi terrorizoi qytetin e Divjakës mbrëmjen e djeshme teksa qëlloi me armë kundër policisë së shtetit dhe nuk pranoi të dorëzohej, pavarësisht thirrjeve të tyre.

34 vjeçari kishte shtënë me armë dhe policia shkoi ta arrestonte në banesën e tij, mirëpo ai nuk u bind dhe hapi zjarr ndaj policisë.

U desh ndërhyrja e RENEA-s që të bëhej e mundur kapja dhe neutralizimi i tij, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se ai është dërguar fillimisht në spital, për shkak të disa lëndimeve që ka marrë.

Kaboçi ka dëmtuar dhe tre makina që ishin të parkuara pranë banesës së tij, ndërkohë që në zonë njihej si një person që kishte probleme me alkoolin. Mjetet kanë marrë dëmtime të shumta pasi janë goditur me kazmë dhe sëpatë.

Ai jetonte me të atin dhe vëllanë e sëmurë, ndërkohë që dhe më herët ishte përfshirë në disa konflikte me banorët e zonës.

Në momentin që Policia ka shkuar që ta arrestonte, ai ka marrë fillimisht makinën e tyre, dhe ka tentuar që të fshihet në rrugët e fshatit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu