Covid-19 i mori jetën 17-vjeçarit, rrëfehet shoku i tij i fëmijërisë:”Jam i shokuar, kishte ëndrra të mëdha”

0

I riu ishte pa sëmundje shoqëruese dhe ndërroi jetë pas disa ditëve i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi”.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, shoku i tij i fëmijërisë, Xhuliano tregoi më shumë për të riun.

Si e more vesh lajmin?

“Kam qenë në shkollë në orë të dytë të tretë dhe na erdhi një lajm  i pakonfirmuar. Thjesht që Qamili ka ndërruar jetë,  kemi ngelur të shokuar, pa fjalë,  se ai ka qenë njeri pozitiv pa asnjë sëmundje, në fillim nuk e besuam. Unë e kam pasur shok fëmijërie, ka jetuar në Memaliaj dhe më pas u largua”, tha miku i tij.

Si  e more vesh që ishte i infektuar me Covid?

“Ai kishte shumë qejf kuzhinën, si pasion dhe punonte kur kishte kohë të lirë, donte të ishte dikush për më vonë. Ai vazhdoi një shkollë profesionale, donte punën, donte jetën. Babai i tij ishte në intubim”, tha ai.

Kur ke komunikuar për herë të fundit me të?

“Komunikova para 10 ditësh para se të prekej. Na ka ardhur e papritur në fillim që nga karantinimi sepse jemi dhe në moshë të re. Ai ishte tip energjik, nuk i trembej diçkaje, nuk e mendonim shumë se do të prekeshim, ai mendonte për familjen për babanë, nënën. Familja e tyre përbëhet nga dy vëllezër dhe një motër më të mëdha se ai,  të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, veç babait”, tha Xhuliano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu