Pas vdekjes së 17-vjeçarit, ndërron jetë po nga Covid dhe babai i tij

0

Tragjedia ka pllakosur familjen Seiti nga Memaliaj, ku pas vdekjes së djalit 17-vjeçar në spitalin Covid 2, ka ndërruar jetë dhe i atij i tij.

Babai i adoleshentit, Luftar Seiti mësohet se ka ndërruar jetë po për shkak të koronavirusit, ndërsa prej disa ditësh ndodhej i intubuar.

Adoleshenti Q. Seiti sipas mjekëve kishte mbërritur në spital me mushkërinë e prekur 100% nga koronavirusi.

Edhe babai i tij ishte në gjendje të rëndë dhe duket se nuk i ka mbijetuar dot sëmundjes.

Mamaja e 17-vjeçarit mësohet se ka shpëtuar nga sëmundja, pasi edhe ajo ishte e prekur nga Covid-19, por tashmë ndodhet në gjendje më të mirë, edhe pse tragjedia e dyfishtë duket të jetë e papërballueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu