Covid-19 në Gjermani / 9 në 10 persona të infektuar me variantin britanik

0

9 në 10 persona në Gjermani janë infektuar me variantin e koronavirusit B.1.1.7 – i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një raporti nga autoriteti i shëndetit publik të vendit Robert Koch Institut.

Raporti i RKI tregon se varianti në Mbretërinë e Bashkuar përbënte 88% të rasteve të reja për testet e kryera midis 22 dhe 28 Mars.

“Kjo është shqetësuese sepse B.1.1.7 është më ngjitës se  variantet e  tjera,”, sipas raportit.

Gjithashtu për shkak të proporcioneve të larta të B.1.1.7, rritja e rasteve”nuk pritet të ngadalësohet” dhe shtrimet në spital do të vazhdojnë të rriten. Të enjten, Gjermania regjistroi 24,300 raste të reja, një rritje prej 1,643 rastesh krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar, sipas të dhënave të RKI.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 201 viktima në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave  76,543. Të dhënat e fundit nga RKI tregojnë se numri i rasteve të reja për 100,000 banorë është rritur në 134, më shumë se dyfishi në vetëm katër javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu