COVID-19 në Rusi : Raportohen mbi 9 mijë raste dhe 384 viktima në 24 orë

0

Rusia raportoi 9,021 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve, 2,011 në Moskë, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 4,572,077 që kur filloi pandemia një vit më parë.

Vendi regjistroi 384 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 100,017.

Numri i rasteve dhe viktimave në Rusi vazhdon të rritet, dhe sipas shërbimit të statistikave ruse Rosstat, vendi ka regjistruar mbi 225,000 viktima që nga fillimi i pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu