Koronavirusi i merr jetën inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja. Ai ishte prekur nga Covid-19 dhe për shkak të agravimit të situatës së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.
Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot virusin dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë. 38-vjeçari Klodian Shevroja punonte që prej muajit Prill si inspektor antidroge në DPV Berat.