Përplaset makina me furgonin në aksin Elbasan-Tiranë

0

Aksident i frikshëm në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në afërsi të tunelit të Kërrabës.

Përplasja ka qenë e fortë mes një furgoni dhe një makinë dhe gjithashtu mësohet se makina është shkatërruar plotësisht.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka thënë se ka pasur vetëm dëme materiale dhe të gjithë personat e përfshirë në aksident janë shëndoshë e mirë.

Shkaqet e aksidentit nuk bëhen ende të ditura dhe për to po punohet nga policia në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu