Çudi në Peqin. Dalin me koronavirus 3 ditë pasi i varrosën

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Peqin, ku pas vdekjes është dhënë përgjigja e tamponit për dy të moshuar.

Në Peqin dy të moshuarve që kanë ndërruar jetën pak ditë më parë, njëri në spital dhe tjetri në banesën e tij, ISSH iu bëri testin për koronavirus vetëm 24 orë para se të mbyllnin sytë.

Burimet tregojnë se përgjigjia e testimit iu shkoi familjarëve 3 ditë pasi i kishin varrosur të afërmit e tyre dhe ku rezultonte se kishin qënë të infektuar me COVID-19.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus katër raste të reja në Peqin, ku dy janë punonjës të burgut të Peqinit, i kthyer në vatër infeksioni dhe që çon mbi 30 numrin e të infektuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu