Dalin datat e testimeve të pajisjeve të votimit dhe numërimit elektoronik, KQZ

0

“Nga 3 deri më 11 prill testojmë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik”, KQZ shkresë partive: Ftoni mbështetësit tuaj të bëhen pjesë e simulimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë të gjitha subjekteve politike që garojnë më 25 prill për çështjen e votimit dhe numërimit elektronik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor të datës 25 prill 2021 po punon për implementimin e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të realizohet në ZAZ nr.40, qarku Tiranë.

Kodi Zgjedhor, në nenin 22, paragrafi 6, përcakton detyrimin që sistemet dhe pajisjet e teknologjisë së informacionit duhet t’i nënshtrohen testimit operacional në seanca publike dhe me procedurë të saktë dhe të detajuar, duke simuluar me to veprimet operacionale zgjedhore për një numër të caktuar votuesish.

Qëllimi i simulimit të procedurës së votimit elektronik është njohja e zgjedhësve me procedurën e votimit dhe pajisjeve të votimit elektronik, si edhe ofrimi i mundësisë për të kryer procesin e votimit në pajisjen PEVN nga vetë votuesi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë testimin e pajisjeve të votimit dhe numërimi elektronik të zgjedhësve nga data 3 deri në 11 prill 2021 në shkollën “Qemal Stafa”.

Konkretisht:

Në datën 3 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1979, 1979/1, 1980, 1980/1, 1981.

Në datën 4 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1981/1, 1982, 1982/1, 1983, 1984.

Në datën 5 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1985, 1986.

Në datën 6 prill 202, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1986/1, 1987.

Në datën 7 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1987/1, 1987/2.

Në datën 8 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1987/3, 1989.

Në datën 9 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1989/1, 1990.

Në datën 10 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1991, 1992, 1992/1, 1993, 1994, 1994/1.

Në datën 11 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1995, 1996, 1996/1, 1998, 1999, 1999/1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu