E lënduar si u portretizua, Britney foli pas publikimit të dokumentarit: Kam qarë dy javë

0

Këngëtarja Birtney Spears nuk e ka përjetuar aspak mirë publikimin e dokumentarit “Framing Britney Spears”. Në një intervistë për mediat, këngëtarja ka treguar se ka qarë për mënyrën se si u portretizua në të.

Dokumentari i publikuar një muaj më parë, tregon rrugëtimin e saj si një yll, problemet me shëndetin mendor, mënyrën se si është trajtuar nga media dhe betejën e saj me të atin mbi kontrollin e financave. Ajo ka thyer heshtjen vetëm një ditë më parë. Gjithashtu ajo ka shkruar në Instagram se ndihet e turpëruar nga mënyra se si e kanë përshkruar atë. “Kam qarë dy javë dhe ende qaj ndonjëherë.”, ka thënë ajo.

Spears ndau një video duke kërcyer nën ritmet e këngës së Aerosmith “Crazy” të vitit 1993 dhe shkroi se jeta e saj ka qenë gjithmonë burim spekulimesh. Këngëtarja ka pasur një kujdestar ligjor që nga viti 2007. James Spears, ka qenë bashkë-konservator i saj që nga 2008 dhe mori plotësisht kontrollin e financave të së bijës në 2019 pasi avokati Andreë Ëallet dha dorëheqjen. Javën e kaluar, avokati i Britney-t paraqiti një kërkesë duke kërkuar që babai i saj të dorëhiqej nga ky rol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu