Dalin edhe 5 infermierë pozitivë/ Shkon në 15 numri i të infektuarve në psikiatrinë e Elbasanit

0

Situata duket e rënduar në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, pasi mësohet se pozitivë kanë rezultuar edhe pesë infermierë, duke e çuar në 15 numrin e të prekurve në spital.

Mësohet se disa infermierë janë në pritje të tamponit, pas shfaqjes së simptomave, duke e bërë spitalin psikiatrik një vatër të nxehtëve të infektimeve me Covid.

Ndërkaq, situata e pandemisë ka ardhur duke u përkeqësuar në javë e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë shifra rekord. Vetëm gjatë 24 orëve te fundit janë regjistruar 602 raste dhe 8 humbje jete

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu