Dalin notat e provimit të matematikës. Ulet pragu, 1820 maturantë marrin 10-ta (Lista)

0

 

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Matematikës, të lëndës shumë të konstestuar dhe që çoi në protestë maturantët.

Ministja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një njoftimi për median bëri të ditur se nga ky provim kanë marrë 1820 maturantë notën 10-të.

Kjo sipas saj, erdhi pas uljes së kufirit minimal të kalueshmërisë së provimit të Maturës.

“Të dashur maturantë, Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10”, shprehet Kushi.

Rezultatet e këtij provimi i gjeni më poshtë:

Dokumenta bashkëngjitur

Lista e maturantëve, provimi i matematikës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu