Dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë (Video)

0

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Malësinë e Madhe ku humbën jetën dy të rinj 20 dhe 21-vjeç.

Erglis Delaj dhe Serxho Kuka ishin duke udhëtuar me automjetin tip “Benz”, kur papritur u përplasën me një automejt tjetër, e për pasojë dolën nga rruga.

Në aksident u përfshinë tre automjete dhe policia ka arrestuar shoferët e dy prej tyre. Sëfundmi janë publikuar edhe pamjet e aksidentit .

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, makina e dy të rinjve është përplasur fort me një nga automejtet e përfshira në aksident. Vihet re se automjeti tip “Benz” ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa automjeti me të cilin është përplasur, është kthyer menjëherë.

Të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit, por nuk i mbijetuan dot plagëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu