Harrojini pushimet në Itali! Ja kur do të lejohen hyrjet drejt vendit fqinj vetëm këta shtetas

0

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se janë shtyrë datat për vlefshmërinë e masave për udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë.

Duke filluar nga 16 maji deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë/BE/Schengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre.

Gjithashtu u lejohet hyrja dhe atyre që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të provuar me kategoritë e mësipërme dhe duhet të shkojnë në vendbanimin e partnerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu