Dalin pamjet e papara ndonjëherë të mbretëreshës Elizabeth

0

Pamje të papara të mbretëreshës Elizabeth duke u relaksuar në pishinë apo duke shijuar një xhiro me slitë me bashkëshortin Princ Philip, do të transmetohen sonte në një dokumentar në Britani.

Pamjet e reja do të japin më shumë informacion mbi jetën private të mbretëreshës, në kuadër të ditëlindjes së saj të pritur më 21 prill.

Dokumentari tregon monarken e re larg detyrave të saj mbretërore, duke u relaksuar në pishinë me ish-guvernatorin e Zelandës së Re, Sir Willoughby Norrie në vitin 1953.

Imazhet kanë kapur nga bashkëshortja e Norrie, Patricia, ku shihen mbretëresha dhe Princ Philip duke shijuar ditën e Krishtlindjes në shtëpinë e guvernatorit.

Mbretëresha po atë vit kishte marrë kurorën e saj, dhe duke ruajtur imazhin publik nuk bashkohet në lodrat e shoqëruesve të saj, por i ndjek ato nga veranda.

Dokumentari përmban gjithashtu  imazhet e para me ngjyra të mbretëreshës që vijnë nga një vizitë e saj në Kanada në 1951, ku bashkë me bashkëshortin kishin hipur në slita në dëborë.

Në të përfshihet gjithashtu dhe udhëtimi i parë i monarkes në një vend komunist, siç ishte vizita për presidentin Tito në Beograd në 1972. Të tjera pamje tregojnë mbretëreshën teksa mban në krahë princin Andrew kur ishte bebe në Balmoral në 1960.

Dokumentari shpreson të japë një imazh më të plotë të mbretëreshës, e cila ka qëndruar enigmatike gjatë gjithë jetës së saj, megjithse është një nga personat të njohur në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu